Postimet e fundit :

Një dembel në mënyrë drastike do ta frenojë tërë ekipin


Sydney, 5 korrik - Një punëtor i vetëm dembel mjafton për ta frenuar progresin e një ekipi shumë efektiv. Benjamin Walker, kandidat doktorature nga Shkolla Australiane e Biznesit (ABS) është duke hulumtuar ndikimin e një "personaliteti më të vështirë" në një ekip të punëtorëve, në efikasitetin e përgjithshëm të tij.

“Ndoshta bëhet fjalë për dikë që nuk është proaktiv, dikë që kryen vetëm minimumin e punëve të kërkuara ose për dikë që thjesht nuk është i interesuar për punë”, thotë Walker.

Dikur është konsideruar se suksesi i secilit ekip është varur më së shumti nga niveli normal mesatar i një karakteristike - vetëdijes, ka shtuar Walker.

Megjithatë, vetëdija varet nga dy çështje të tjera - disiplina dhe nevoja për të arritur një sukses konkret (çështja e parë), dhe durimin e maturinë apo kujdesin (çështja e dytë).

Madje edhe nëse pjesa tjetër e grupit vërtet ecën dhe shtyn përpara, thjesht nuk do të mund të kompensojë ngecjen e një dembeli.

Në hulumtimin të cilin e ka bërë Walker kanë marrë pjesë 158 studentë të ndarë në 33 grupe.

Ai e ka analizuar përkushtimin dhe përpjekjet e secilit anëtar nga secili ekip dhe ka vështruar se si dembelia ndikon në pjesën tjetër të grupit. Cila është zgjidhja? Largojeni dembelin.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter