Postimet e fundit :

Swiffy e shndërron Flashin në HTML5


Kaliforni, 5 korrik - Google ka prezantuar veglën e re nga Google Labs e cila quhet Swiffy, dhe që mundëson konvertim të thjeshtë të fajllave Flash në format HTML5.

Autorët e fajllave FLash munden që përmes Swiffy shumë thjesht t’i konvertojnë fajllat e tyre në format HTML5, në të cilin së pari ndahet fajlli JSON, dhe më pas gjenerohet HTML, Scalable Vector Graphics (SVG), dhe Cascading Style Sheets (CSS) adekuate. Në Google theksojnë që rezultatet e konvertimit dhe performansat janë goxha të mira, ndërsa madhësia përfundimtare e fajllit është vetëm pak më e madhe se origjinali. Por po ashtu theksohet që akoma bëhet fjalë për versionin e hershëm të kësaj vegle e cila nuk do të arrijë të konvertojë tërë përmbajtjen Flash.

Google nuk ka vendosur akoma se a do ta hapë apo jo kodin burimor të Swiffy, ndërsa tani për tani ëshët në disponim gratis brenda Google Labs.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter