Sipas të dhënave që ka mbledhur kompania “Netcraft”, interneti ka shënuar rritje të paparë deri më tani që nga gushti i vitit të kaluar dhe gjatë qershorit është shtuar në më shumë se 346 milionë ueb-faqe.
Në të vërtetë, gjatë 6 muajve të kaluar, interneti ka fituar 97.5 milionë ueb-faqe të reja, respektivisht është rritur për 39%. Vetëm gjatë muajit maj, janë shënuar 23 milionë ueb-faqe të reja, ndërsa Apache është ofruesi udhëheqës i faqeve të internetit me 64.88%./zëri/kekompjuter.
Post a Comment