Toshiba me laptopin e parë me 3D pa syze
New York, 11 korrik - Toshiba ka prezantuar Qosmio F750 3D, të parin laptop komercial i cili mund të paraqesë pamjet 3D pa pasur nevojë për të përdorur syze. Për më shumë, F750 3D përkrah paraqitjen edhe të 2D edhe të 3D – pra nëse ta zëmë, shfrytëzuesi dëshiron që në një dritare të hapë browserin ose tekst editorin, ndërësa në tjetrën ndonjë përmbajtje 3D.
Po ashtu në këtë laptop është integruar edhe kamera HD e cila përcjell pozitën e fytyrës së shfrytëzuesit dhe në këtë mënyrë i mundëson kënd të gjerë të shikimit.
Qosmio F750 3D ka karakteristika harduerike impresive dhe është ndërtuar rreth procesit Intel Core i7 Quad-Core, dhe mes tjerash ka edhe 8 GB memorie RAM DDR3, kartelë grafike GeForce GT 540M me 2 GB memorie dhe drajv optik për incizim të Blu-ray disqeve. Peshon diç më shumë se një kilogram, vjen me ngjyrë të kuqe ose të bardhë. Në Evropë do të gjendet në shitje në çerekun e tretë të këtij viti, gjegjësisht deri kah fundi i shtatorit.
Post a Comment