Postimet e fundit :

Twitter numëron 1 milion aplikacione

image
Twitter çdo ditë e më shumë po zgjerohet dhe mesa duket si e tillë po shërben mjaft mirë edhe për një eko-sistem të madh të aplikacioneve, që sipas lajmit zyrtar tanimë ka arritur të regjistrojë aplikacionin numër një milion.

Sipas Twitter, prej dhjetorit të vitit 2010 janë investuar më shumë 500 milion dollarë në aplikacione, dhe më shumë se një miliard dollarë janë paguar në blerje. Numri 1,000,000 është një rritje e jashtëzakonshme nëse krahasohet me numrin prej 150,000 aplikacionesh sa ishte para një viti. Dhe sipas statistikave, çdo 1.5 sekonda kompania lexon një aplikacion të ri të lidhur me Twitter.

Me këtë trend të rritjes nuk është çudi që kompania ka lansuar gjatë ditës së djeshme faqen për zhvillues, së bashku me një menaxher të ri të aplikacioneve, blog prë zhvillues dhe forum diskutimi
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter