Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, është regjistruar në Twitter, me llogarinë @VP, duke përcjellur lajmërimin e kryetarit Obama që ai do të fillojë të cicërojë me llogarinë @BarackObama.
Kjo duket të jetë llogaria e parë aktive e zëvendës-kryetarit në Twitter. Blogu i Shtëpisë së Bardhë raporton që stafi i Biden-it do të ofrojë përditësime në lajmet dhe lajmërimet që vijnë nga zyra e zëvendës-kryetarit, poashtu edhe pamjet e skenave të pasme të jetës së tij.
Në cicërimën e parë nga llogaria e tij, stafi i tij shkruajti “VP & Dr. B shpresojnë që të gjeni kohë të mendoni për familjet dhe trupat ushtarake gjatë kësaj Dite të Pavarësisë, Gëzuar i 4-ti nga OVP! @JoiningForces.”
Shtëpia e Bardhë dhe fushata 2012 e kryetarit Obama është në një tërbim në Twitter. Me nxehjen e fushatës 2012, Twitter është bërë një qendër për komunikime në mes të kandidatëve dhe publikut. Vetë Obama do të fillojë të shkruajë në Twitter dhe Facebook.
Post a Comment