Grupi Anonymous zotohet që do të “vrasë Facebook-un” më 5 nëntor, duke e cituar mungesën e zgjedhjes së privatësisë si arsye të sulmit.
Sipas një cicërime në Twitter, disa nga anëtarët e këtij grupi janë duke organizuar sulmin e ardhshëm kundër Facebook-ut, ndërsa organizata si tërësi nuk e sheh të arsyeshme që të pajtohet me sulmin.
Grupi i krakerëve ka pranuar pjesëmarrjen e vet në shumë sulme dhe ka arritur që me sukses të thyejë 70 uebfaqe, që gjatë kësaj jave rrëzoi uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë së Sirisë.
Ky interesim i fundit në Facebook, përveç shkakut për privatësi, mund të quhet si rezultat edhe i lajmërimit të fundit nga Anonymous që do të hapë rrjetin e vet shoqëror, të quajtur AnonPlus. Pas mbylljes së llogarisë së grupit në Google+, Anonymous hapi faqen AnonPlus.com, “një rrjet i ri shoqëror ku nuk ka frikë... nga cenzura ... nga errësira... as nga mbajtja prapa.”/pcworldalbania/kekompjuter
Post a Comment