Postimet e fundit :

Interneti krijon varshmëri sikurse cigarja e alkooli







Dy hulumtime të ndara kanë vërtetuar se një numër i madh i njerëzve ndihen të vetmuar pa internet dhe shfaqin shenja të varësisë.



Ka kaluar kohë qysh më nuk jemi të varur vetëm nga kompjuterët në mënyrë që të kemi qasje në rrjetin global-smart telefonët po ashtu ndihmojnë kur jemi jashtë, ndërsa çmimi i favorshëm i internetit mobil mundëson që të jemi të lidhur gjatë pushimit në det, me anë të kompjuterëve, netbooks, smart telefonave dhe tablet kompjuterëve.



Në një situatë të tillë, kur qasja ne internet është gjithnjë e mundshme, shtrohet pyetja se si do të reagonin njerëzit nëse për një kohë nuk do të kishin qasje në rrjet! A do të ishte më e lehtë për ta që janë prapë të lirë, apo do t’i mbërthente paniku për shkak të pamundësisë për të shikuar e-mailat, Facebookun, Twitterin ose faqet e internetit të cilat i vizitojnë çdo ditë.



Hulumtimi më i ri i kompanisë Interexperience, i cili është bërë në më shumë se 1000 njerëz, të moshës 18-65 vjeç, në Britani të Madhe ka treguar se shumica e përdoruesve të internetit i ofrohet më tepër këtij skenarit të dytë, meqë më shumë se gjysma (53 për qind)e tyre ndihen “të shqetësuar” nëse nuk kanë mundësi të lidhjes në internet, derisa 40 për qind e tyre ndihen të vetmuar nëse nuk mund të jenë online.



Nga ana tjetër, rreth 23 për qind e të anketuarve thonë se nëse nuk do të kishin qasje në rrjetin e internetit, do të ndihshin të lirë.



Një hulumtim i ngjashëm është bërë edhe në 200 studentë të Universitetit të Marylandait, nga të cilët është kërkuar të heqin dorë nga interneti dhe teknologjia për 24 orë. Pas kësaj, ata i kanë shkruar përshtypjet e tyre për ditën e kaluar “offline” dhe një numër i madh i tyre ka shkruar se janë ndier të vetmuar dhe të braktisur, duke shfaqur kështu shenja të varshmërisë nga interneti.
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter