Postimet e fundit :

Haier TV pa kabllo


Kompania ‘Haier’ në panairin e elektronikës CES prezantoi televizorin pa tela me format të madh i cili për punë nuk ka nevojë për asnjë kabllo. Për ti hequr qafe telat, prodhuesi kinez përdorë teknologjinë \Wireless Home Digital Interface\ (WHDI) për bartjen e përmbajtjeve, derisa për furnizimin e televizorit shërben teknologjia e bazuar në rezonancën magnetike.

Sistemi për pranimin e energjisë ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit, derisa transmetuesi është i vendosur në një kuti mbi të cilën është i vendosur televizori. Distanca në mes të dërguesit dhe marrësit të energjisë që ndodhet brenda televizorit, gjatë demonstrimit ishte rreth 20 centimetra.

Qysh gjatë vitit të kaluar Haier pati demonstruar një koncept të ngjashëm, por atëherë bëhej fjalë për një televizor dukshëm më të vogël, me diagonale prej 32 inç, derisa këtë herë është demonstruar televizori pa tela me diagonale prej 55 inç. Përfaqësuesit e kompanisë kanë theksuar se tani për tani nuk kanë plane për prodhimin komercial të televizorëve të këtillë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter