Postimet e fundit :

Në fund të shkurtit vjen HTC Edge


Edhe më herët kemi informuar rreth modeleve të reja të telefonave të mençur nga HTC, të cilët pritet të kenë procesorë me katër bërthamë, ndërsa tani raportohet se prezantimi i tyre pritet të bëhet në më pak se një muaj.
Në të vërtetë kjo kompani ka thirrur për konferencë për shtyp më 26 shkurt, një ditë para ngjarjes së madhe Mobile World Congress dhe në të do të prezantojnë modelet e reja të Smartphone-ve.
Njëri nga modelet për të cilin flitet më së shumti, është Edge, i cili do të punoj me procesor me 4 bërthamë dhe do të ketë ekran të madh 720p dhe sistem oprues Android Ice Cream Sandwich.
Me këto specifika, ky telefon pritet të gjendet në majat e listës së dëshirave të adhuruesve të Smartphone-ve, mirëpo, duke marrë parasysh përparimin e madh në tregun e celularëve, është e pritshme që në Mobile World Congress, të kemi prezantime edhe të prodhuesve të tjerë të telefonave të mençur, me çka do të rritet edhe më shumë konkurrenca./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter