Postimet e fundit :

MegaUpload do të fitojë, thotë i bindur avokati


MegaUpload në gjykimin në Zelandën e Re do ta përfaqësojë avokati amerikan me përvojë, Ira Rothken, i cili njihet për rastet lidhur me të drejtat në Internet si isoHunt dhe studios zhvillimore Pandemic. Mbrojtja e tij do të bazohet në faktin që MegaUpload funksionon me të njëjtin princip sikurse edhe YouTube.

Rothken nuk fsheh qëndrimin agresiv në mbrojtjen e klientit të vet, duke e quajtur aksionin e autoriteteve “ekstremizëm copyrighti”. Duke komentuar pohimet e akuzës, ai pohon që ato nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të sakta, dhe që shpesh nxirren nga konteksti. Më e rëndësishmja, ai aksionin policor në pronën e Kim Scmitz, të zhvilluar me ndihmën edhe të dy helikopterëve policorë, e konsideron absolutisht të panevojshme dhe frikëmbjellëse: “Taktika James Bond me helikopterë dhe armatim, si dhe futja me dhunë në shtëpi për atë që ashiqare është debat filozofik rreth balancës mes mbrojtjes së copyrightit dhe lirisë së inovacionit, është një taktikë e pastër dhune, tepër agresive dhe ka ndikim të dëmshëm në krejt shoqërinë”.

Rasti MegaUpload krahasohet me rastin tjetër të ngjashëm në SHBA, në të cilin Viacom ka paditur Google pse shfrytëzuesit në YouTube kishin publikuar përmbajtje në pronësi të kësaj kompanie, dhe të cilin në gjyqin e shkallës së parë e kishte fituar Google: “Ne jemi njëjtë sikurse YouTube”, pohon Ira, duke ngritur dyshimet edhe në tajmingun e aksionit para votimit vendimtar rreth ligjit SOPA. Në të njëjtin rast të Viacom po ashtu si dëshmi ishin përdorur e-mailat e themeluesit të shërbimit në të cilët përmenden fajllat ilegalë, duke e pranuar kështu që kanë pasur dijeni për ta. Si argument përmendet edhe fakti që MegaUpload në përputhje me ligjet amerikane kishte personin e angazhuar për të ashtuquajturin DMCA të downloadimit të fajllave të palejueshëm, dhe që autoritetet është dashur paraprakisht t’ua tërheqin vërejtjen pronarëve të shërbimit për aksionin.

Në përgjithësi, Ira nuk lë vend dyshimi që MegaUpload do të fitojë betejën ligjore, e cila do të mund të zgjasë me vite.
/koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter