Postimet e fundit :

Nokia dënohet në Australi


Agjencia rregullatore australiane ACMA (Australian Communications and Media Authority) e ka gjobitur Nokian me 55.000 dollarë australianë (rreth 58.000 dollarë amerikanë) për shkak të shkeljes së Spam Act 2003. Nokia shfrytëzuesve u ka dërguar SMS porosi marketingu nga të cilat nuk ishte e qartë se si mund të anulojnë “parapagimin” për to.

Shfrytëzuesit janë regjistruar për shërbimin e informimit në lidhje me këshillat e dobishme për telefonat e tyre mobilë, por Nokia në mesin e SMS porosive të tilla fuste edhe porosi promovuese lidhur me prodhimet dhe shërbimet e veta, dhe për këtë arsye ishte e obliguar që t’i informonte pranuesit se si mund të anulojnë parapagimin.

Përveç pagesës së gjobës Nokia duhet të marrë edhe disa masa të tjera. Duhet të angazhojë një konsulent të pavarur, i cili do të kontrollojë sistemet dhe proceset e kësaj kompanie dhe të veprojë në përputhje me rekomandimet e konsulentit dhe të edukojë të punësuarit e vet, të cilët merren me marketing SMS-sh se si ta përshtatin atë me Spam Act./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter