Postimet e fundit :

Samsung Star 3 dhe Star 3 Duos


Samsung ka prezantuar dy celularë klasik me çmim të arsyeshëm Star 3 dhe Star 3 Duos, ku modeli Duos mund të përdor dy kartela SIM. Samsung Star 3 ka ekran 3 inç me rezolucion 240 x 320 piksel, vetëm 20MB memorie, por edhe portin për kartela të memories me kapacitet deri në 32GB, kështu që edhe përkundër memories të vogël të brendshme, nuk do të ketë probleme për hapësirën e të dhënave.

Adhuruesit e fotografimit me celular me këtë model nuk do të jenë aq të kënaqur, sepse ka vetëm kamerë në pjesën e prapme me rezolucion 3.2MP me të cilën mund të bëhen edhe video, por me kualitet të dobët.

Në internet lidhet përmes WiFi dhe EDGE, por nuk ka mbështetje për 3G, derisa nga opsionet tjera duhet veçuar edhe mbështetjen për Bluetooth 3.0, FM radio dhe portin 3.5mm për kufje. Këto modele pritet të dalin në treg gjatë këtyre ditëve, por ende nuk dihet çmimi./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter