Postimet e fundit :

A na është qeroditur Facebook?


Para se të niste bursa publike për shitjen e aksioneve të “Facebook-ut”, janë mundur të dëgjohen paralajmërimet se rrjeti më i madh shoqëror në botë mund t’u gërditet përdoruesve.

Kjo frikë nuk ishte edhe pa bazë. Sikur edhe shumë gjëra tjera në internet, rrjetet shoqërore janë subjekt i ndryshimeve të modës dhe trendeve. Gjigantët e tanishëm mund të jenë për ndonjë vit vetëm hije nga teknologjia e re apo madje edhe të luftojnë për mbijetesë.

Edhe pse vështirë është të mendohet që kjo të ndodhë me “Facebook”, bazuar që ai është një lojtar i madh, kjo nuk është e pamundur.

Të rikujtojmë “MySpace-n”, për shembull. Që të mund të gjendet përgjigje në këtë gjë hulumtuesit e kompanisë “The Pew Research Center” kanë zhvilluar një anketë me telefon.

Rezultatet te të cilat kanë arritur tregojnë që Mark Zuckerberg dhe shoqëria e tij nuk duhet ende të brengosen për atë se përdoruesit do t’ua kthejnë shpinën. Sa më gjatë të përdorim “Facebook”, kështu më shpesh pëlqejmë fotografi, komentojmë përmbajtje, ndërrojmë statuse etj., dhe të gjitha këto bëjnë që popullariteti i këtij rrjeti të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Përdoruesi mesatar ka qasje në deri 156.569 përdorues tjerë nëpërmjet shokëve të tij dhe shokëve të shokëve.

Hulumtimi është zhvilluar me 2.255 banorë të rritur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter