Postimet e fundit :

Google dëshiron t’i dijë të gjitha për ju


Shfletuesi më i madh i internetit në botë “Google” ofron super-servisin e tyre të ri, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e të dhënave janë skeptik. “Google” dëshiron t’i lidhë të gjitha të dhënat e përdoruesve të saj dhe t’i fusë këto në servisin e ri.

Sistemi i ri do të duhet të shërbente si asistent i përdoruesit, asistent i cili vetëm sa nuk na lexon mendimet. Përdoruesi në të ardhmen, për shembull, do të mund automatikisht të paralajmërohet nëse gabimisht e ka shkruar emrin e shokut të tij.

Ndërsa do të njoftohet edhe nëse ekziston rreziku që të vonohet në takim. Kur më herët është parashtruar pyetja, a posedon “Google” të dhëna të tepërta për përdoruesit e tyre, përgjigjja e koncernit më të madh ishte: ndoshta, por ne këto të dhëna nuk i fusim, pra nuk i inkorporojmë në profil të caktuar.

Përdoruesi i “Googles” i cili shërbehet me shërbimin e internetit për përpunimin e tekstit (Docs), kalendarin, RSS-lexuesin apo foto-platformën “Picasa”, i ofron kësaj firme shumë të dhëna për veten. Ata që shfrytëzojnë edhe telefona celularë me sistemin operativ “Android”, tregojnë edhe se ku gjenden në atë moment, dhe nëse e shfrytëzojnë navigacionin edhe kah janë duke shkuar. Tani të gjitha këto informacione edhe zyrtarisht do të duhet të bashkohen, konsolidohen.

Çka me mbrojtjen e të dhënave?

Sistemi i ri do të duhet të fillonte që nga muaji mars. Menaxherja e “Google-s”, përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave private, Alma Witten, në bllogun e saj kishte shkruar: “Kur të jeni qasur në postën elektronike, apo rrjetin shoqëror ‘Google+’, ne informacionet të cilat na keni dhënë në dispozicion i bëjmë bashkë me informacionet nga sektorët tjerë, dhe kështu do të mund t’ju identifikojmë në të gjitha serviset tona dhe t’ju trajtojmë si përdorues unik”.

Pikërisht kjo nuk është duke u pëlqyer atyre të cilët dëshirojnë t’i ruajnë të dhënat e tyre private, pasi që, “Google” është në gjendje të krijojë profile shumë të detajuara të përdoruesve të saj, së bashku me zakonet, sjelljet e tyre, interesimet, aktivitetet etj..

Për “Google-n” kjo nuk është problem

“Google” shkon edhe më tutje se kaq. Kur bëhet fjalë për rikujtimin e përdoruesit se do të mund të vonohet në takimin e caktuar, deri te kjo, siç sqaron Alma Witten vjen në këtë mënyrë: “E dimë se pse e kanë futur kalendarin, e dimë se çfarë situate është në trafik dhe e dimë se ku gjendet në atë moment, kështu ne mund t’ju dërgojmë paralajmërimin”.

Witten thotë se në tërë këtë gjë nuk sheh asnjë problem për mbrojtjen e të dhënave, pasi që “ne nuk shesim asnjë informacion personal, ne pa pajtimin e përdoruesit nuk ia ofrojmë personit të tretë, përveç nëse për këtë nuk ekziston vendimi i gjykatës”.

Shfletuesi më i madh i internetit, megjithatë, planifikon të shkojë një hap më tutje. Hapi i ardhëm është: që të qëllohet se në çka vërtetë përdoruesi ka menduar kur e ka shtypur ndonjë fjalë në fushën për kërkim./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter