Postimet e fundit :

Apple punon në version më të vogël të iPad-it


Edhe një thashetheme tjetër në lidhje me tablonë e Apple-s, versioni i së cilës sipas parashikimeve, do të dalë në treg në fund të këtij muaji apo në fillim të marsit. Siç shkruan ‘Wall Street Journal’, Apple po teston një version më të vogël të iPad-it me ekran prej 8 inçëve.

iPad 3 pritet të ketë rezolucion më të madh të ekranit se sa i iPad 2, ndërsa versioni i vogël pritet të ketë rezolucionin e iPad 2. Thashethemet për iPad më të vogël (dhe iPhone më të madh), vijnë pandërprerë që kur këto pajisje janë paraqitur në treg, mirëpo, Apple mjaft mirë e ka përshtatur formatin 9.7 inç të iPad-it dhe nuk shohim arsye pse ta ndryshojnë këtë, posaçërisht për vetëm 1.7 inç.

Si do që të jetë, edhe nëse Apple teston diçka, ky nuk është garanci se ai produkt së shpejti, apo ndonjëherë do ta shoh dritën./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter