Në një porosi që pretendohet ta kenë dërguar pjesëtarë të grupit të hakerëve “Anonymous”, është paralajmëruar sulm i përgjithshëm, me të cilin më 31 mars do të përkohësisht do të ndërpritet krejtësisht interneti.
Si thuhet në kumtesë, sulmi do të kryhet në shenjë proteste kundër zbatimit të ligjit mbi të drejtat e autorëve, pastaj Walstreetit dhe elitave shtetërore në përgjithësi.
Sulmi i koordinuar në 13 serverë qendrorë thuhet se do të paralizojë mbarë trafikun në internet.
Ndonëse dokumenti i publikuar ne “Pastebin” vërtetë duket “zyrtar”, ekzistojnë dyshime të arsyeshme lidhur me autencitetin.
Në kanalet e rregullta të të grupit “Anonymous” deri tashti nuk ka kurrfarë informatash për këtë sulm. /koha/kekompjuter/
Post a Comment