Postimet e fundit :

Aprovohet blerja e Motorolës nga Google në SHBA dhe Evropë


Bashkimi Evropian dhe SHBA-të ia kanë dhënë dritën e gjelbër blerjes së Motorola Mobility nga Google për shumën marramendëse prej 12,5 miliardë dollarësh në para të gatshme, e cila ka filluar në gusht të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian ka vlerësuar që Google me këtë lëvizje afariste nuk rrezikon mundësitë e konkurrencës në treg.

Google me këtë blerje merr në disponim një bazë të madhe me rreth 17 mijë patente të Motorolës të cilat do të mund t’i shërbejnë si mbrojtje nga kërcënimet e vazhdueshme me patente nga Apple dhe Microsoft, lidhur me sistemin operativ Android dhe pajisjet të cilat punojnë me të. Përveç kësaj, kjo kompani me këtë blerje për herë të parë ka rastin që të futet në prodhimin e telefonave të avancuar.

Pas SHBA-së dhe BE-së, Google tani do të kërkojë miratim të ngjashëm edhe nga Izraeli, Kina dhe Tajvani./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter