Postimet e fundit :

Babai i Twitter: Ja nga se u frymëzova



Kam qenë gjithmonë i interesuar të di se si taksitë, ambulancat dhe makinat e policisë komunikojnë mes tyre. Në fund mendova të zhvilloja një projekt për ata persona që shpërndajnë mesazhe të shkurtra tekstuale, në mënyrë të thjeshtë, si në telefonat celularë”.

Ishte agimi i mikroblogjeve, krijesa e tij dhe ai djalë, i joshur nga mesazhet e koduara mes taksive dhe ambulancave, tani është babai i rrjetit social Twitter. Ai është Jack Dorsey.

“Sot në botë mbi 100 milionë persona përdorin Twitter për të qenë në kontakt me personat më të rëndësishëm për ta. Mund të jetë një person, një organizatë apo një qeveri, por edhe një sipërmarrje e vogël”, tregon Dorsey.

Sipas tij, rezultati që ka ardhur nga Twitter është se po ndryshon botën e komunikimit mes njerëzve. “Barrierat artificiale, vendet, statusi dhe kultura nuk na ndajnë më. Janë njësoj si muret e një qyteti që shemben në mënyrë që ta shohim të gjithë njëri-tjetrin”, thotë Dorsey për një gazetë italiane./koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter