Postimet e fundit :

Facebook aplikacionet për njohje


Rrjeti shoqëror “Facebook” është bërë fenomen për shpejtësinë e bashkimit të njerëzve. Ky rrjet hapi rrugë të reja dhe mënyra për njoftim dhe komunikim ndërmjet njerëzve. Sidomos pasi që “Facebook” është përplot me grupe të cilat mund t’ju ndihmojnë që të gjeni personin e duhur.

Që ju të mos keni nevojë që të hulumtoni, të provoni aplikacione të shumta të ngjashme, ne do t’u kursejmë kohën e çmuar dhe do t’u prezantojmë aplikacionet më të mira të cilat mund t’i gjeni në “Facebook”:

- Zoosk: Është aplikacioni më i popullarizuar për njoftim në tërë “Facebook-un”. Përdoruesit e “Zooks-ut” të ashtuquajturit “zookerskët” mund të shikojnë njerëz nga rrethina e tyre afërt që të mund të gjejnë shpirtin binjak. Pra çka po prisni?

- Are You Interested?: Kjo është pyetje e thjeshtë në të cilën duhet që të përgjigjeni? Gjejeni fotografinë e vajzës apo djalit që u pëlqen dhe klikoni “yes” dhe shpresoni se ai apo ajo do t’u kthejë përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

-Best Match: Ky aplikacion bazuar në të dhënat tuaja do të kërkojë personin ideal për ju i cili ka interesime të njëjta me ju.

- Flirt Wall: Ky aplikacion ua lejon që në mënyrë anonime të flirtoni me persona të caktuar. Duhet përmendur se këtu identiteti juaj është i fshehur.

- Most Eligible Singles: A jeni ende i vetmuar dhe shpresoni që do të gjeni personin e dashur? Ky aplikacion u ndihmon që të gjeni persona të lirë në kuadër të rrjetit tuaj dhe të bashkoheni me ta, mundeni madje edhe që të votoni për ta që t’u bëni me dije sa jeni të interesuar./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter