Postimet e fundit :

Vetëm edhe 800 ditë përkrahje për versionin XP


Windows XP ende është i instaluar në shumë kompjuterë, posaçërisht në ambientet afariste, dhe ende ka në posedim një pjesë bukur të mirë të tregut.

Nga Microsoft publikuan se përkrahjen për këtë Sistem operues XP do ta ofrojnë edhe 800 ditë. Kompania rikujtoi shfrytëzuesit afaristë se koha që nevojitet për planifikimin dhe implementimin e mbindërtimit në sistemin operues të ri është në mes një vit e gjysmë dhe dy vite.

Për të gjithë ata që ende nuk kanë planifikuar të bëjnë mbindërtimin, ose të cilët kanë problem me këtë gjë, kompania u ofron veglat e veta të cilat do të duhej t’u ndihmojnë gjatë migrimit në Windows 7.

Windows XP ishte paraqitur në vitin 2001, dhe sipas StatCounterit momentalisht në tregun e sistemeve operuese ka në posedim 36.44%. Windows 7, edhe pse për vetëm dhjetë muaj bëri për vete më shumë shfrytëzues se Vista, në nivelin global vetëm së voni arriti të tejkalojë Windows XP-në, dhe tani ka në posedim 42.65% të posedimit botëror./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter