Postimet e fundit :

Fujitsu Stylistic M350/CA2

Kompania Fujitsu ka nxjerrë në treg tablonë e re, modelin Stylistic M350/CA2., i cili posedon ekran 7 inç dhe punon në sistemin operues Android. Por ajo që e bën të veçantë këtë kompjuter tablo, është teknologjia "NX! Input Powered by ATOK".

Ndoshta kjo nuk ju duket si diçka e posaçme, por besoni apo jo, bëhet fjalë për të ashtuquajturën njohjen e karaktereve Kanji, të cilët mund t’i shtypni përmes ekranit të ndjeshëm në prekje.

Tjetra që do t’ju interesojë, është fakti se ai punon në procesorin tejet të fuqishëm, por pak i njohur tek ne, Freescale i.MX me takt pune 1GHz, ekrani 7 inç mbështet funksionin multi-touch dhe ka rezolucion prej 1024x600 pikselëve.

Ka të integruar 512MB DDR3 RAM memorie, 8GB për ruajtjen e të dhënave, ndërsa punon në sistemin operues Android 2.3 Gingerbread.

Tabloja mbështet lidhjen WiFi, Bluetooth, ka portin microSD për zgjerim të memories, portin mini HDMI Video dhe portin për mbushje të baterisë, e cila ofron deri në 6 orë punë. Çmimi i Fujitsu Stylistic M350/CA2 do të jetë 450 dollarë./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter