Postimet e fundit :

Galaxy S3 do të jetë njëri nga telefonat më të hollë

Adhuruesit e Samsung-ut dhe Android-it, kanë shpresuar se kjo kompani në panairin e ardhshëm të teknologjisë ‘Mobile World Congress’, do të prezantohet modeli nga seria Galaxy S, por nga Samsung kanë bërë të ditur se prezantimi i tij do të shtyhet dhe se ai do të prezantohet gjatë gjysmës së parë të këtij në një rast të veçantë, por muaji i saktë nuk është bërë i ditur.

Mirëpo, në internet janë paraqitur informacionet e reja sipas të cilave ky model do të prezantohet gjatë muajin maj.

Mirëpo, disa informacione të tjera thonë se Samsung Galaxy S3, do të jetë telefoni më i hollë në botë, me një trashësi prej vetëm 7mm, pastaj do të ketë kamerë në pjesën e prapme me rezolucion 8MP dhe atë në pjesën e përparme prej 2MP, ekran Super AMOLED, memorie prej 2GB dhe do të punoj në sistemin operues të Android-it, Ice Cream Sandwich./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter