Postimet e fundit :

Tablotë Dell Inspiron Duo 1090 dhe HP Slate 500, nën 500$


Sot në tregun e kompjuterëve tablo mund të gjeni iPad 2 dhe tablo të shumta Android me një çmim nën 500 dollarë, mirëpo, ata me sistemin operues Windows 7, kryesisht janë më të shtrenjtë. Mirëpo, për këtë janë kujdesur kompanitë Dell dhe HP, kështu që tani kemi tablo Windows nën 500$.

Bëhet fjalë për modelet Dell Inspiron Duo 1090 dhe HP Slate 500, ku të dytë punojnë në sistemin operues Windows 7, kanë ekrane Multitouch dhe siç thamë kushtojnë më pak se 500$.

Dell Inspiron Duo 1090 ka ekran 10.1 inç Multitouch me rezolucion HD prej 1366×768 piksel, procesor me dy bërthamë Intel Atom N550 me takt pune prej 1.6GHz, 2GB RAM memorie, hard-disk deri në 320GB dhe sistemin operues Windows 7 Home Premium. Ka të integruar kamerën prej 1.3MP, dy porte USB, Bluetooth dhe Wi-Fi.

Çmimi i saktë i tij është 479.95$. Tabloja HP Slate 500 ka ekran 8.9 inç, por i cili mbështet funksionet Multitouch dhe lapsin me dritë. Ka procesorin Atom Z540 1.86GHz, rezolucioni i ekranit është 1024×600 dhe ka të integruar disk SSD. Posedon dekoderin Broadcom HD, që nënkupton shfaqjen e videove Full HD, pastaj janë dy kamera, ajo prapa 3MP dhe përpara me kualitet VGA, 1 port USB dhe lexuesin e kartelave të memories.

Me çmim prej 500$, ju fitoni diskun SSD prej 64GB, sistemin operues Windows 7 Professional dhe 2GB RAM./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter