Postimet e fundit :

Galaxy Tab 2, i pari me sistemin Android 4 ICS


Kamera pa Flash, kamera e përparme VGA, trashësia vetëm 10.5 mm, tregojnë se bëhet fjalë për një top-model, mirëpo, ky është kompjuteri i parë tablo i Samsung-ut me sistemin Android ICS. Samsung të hënën ka prezantuar pasardhësin në vijën e kompjuterëve tablo. Galaxy Tab 2 i ri vjen me ekran 7 inç dhe është tabloja e parë e Samsungut me sistemin operues Android 4.0 (Ice Cream Sandwich).

Këtë tablo e lëviz procesori me dy bërthamë me takt pune 1 GHz dhe me një gigabajt të memories punuese. Kamera në pjesën e prapme, xhiron në rezolucion prej 3 megapikselëve pa Flash, ndërsa e ka edhe kamerën në pjesën e përparme për video-thirrje. Ekrani është me rezolucion 1024x600 piksel, ndërsa kjo pajisje e mbështet edhe lidhjen HSPA+.

Tabloja vjen në versionet me 8, 16 dhe 32 GB memorie, e cila mund të zgjerohet me kartela microSD. Nga karakteristikat tjera, ky model mbështet edhe shumicën e formateve audio dhe video, dhe lidhjet Wi-Fi Bluetooth 3.0.

Dimensionet e tij janë 193.7 x 122.4 x 10.5 mm, ndërsa peshon 344 gram. Bateria është me kapacitet 4000 mAh. Në treg pritet gjatë marsit, kur do të dihen edhe çmimet, ndërsa së pari do të dalë në tregun e Britanisë së Madhe./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter