Postimet e fundit :

Hakerët urojnë Pavarësinë e Kosovës në portalet serbe

Prishtinë – Shumë ueb faqe serbe janë thyer nga hakerët shqiptar, në ditëlindjen e shtetit të Kosovës – më 17 shkurt. Hakerët shqiptarë kanë dhënë mesazhe politike në shumë ueb faqe që e kanë thyer. “E keni gabim, sepse Pavarësia e Kosovës është shpallur, më 17 shkurt të vitit 2008” dhe “kuq e zi e kom flamurin, e ruj nmes t’zemrës tem”. Këto janë vetëm disa nga mesazhet që hakerët shqiptarë iu kanë përcjellë lexuesve të këtyre faqeve.


Në një email të dërguar të Enjten, 16 Shkurt 2012, në orët e mbrëmjes, grupi i hakerëve ka njoftuar se janë hakuar, ndër të tjera, edhe srbatom.gov.rs, në të cilën faqe janë postuar edhe nofkat e personave që kanë marrë pjesë në hakimin e faqeve serbe: “cracKmasteR”, “dR.h4ck3R”, “Br3AcKeR”, “dR-ÈxpLøID”, “M4dSk1LLzz”, “ALB Niko”, “ProxyC3″, dhe “th3-cr4ck3r”. Këta persona janë pjesë të grupeve: KHG & ASC. Gjatë një pjese të ditës së sotme kjo faqe ka qenë me një njoftim në serbisht se do të kthehen ditën e hënë përsëri. (LajmeShqip.com)\Kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter