Postimet e fundit :

Google refuzon kërkesën e BE-së për norma të reja



New York, 5 shkurt - Motori i kërkimit Google ka refuzuar kërkesën për pezullimin e nisjes së aplikimit të normave të reja mbi privatësinë.

“Vonesa në futjen e këtyre normave do të shkaktonte një konfuzion të madh”, ka deklaruar kompania Google përmes një njoftimi për shtyp.

Gjithashtu, një zëdhënës i saj ka deklaruar se grupi i punës “Neni 29” nuk ka autoritet për të kërkuar shtyrjen e projektit.

“Kemi informuar shumicën e anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre nuk ka shprehur shqetësime”, ka thënë zëdhënësi.

Kërkesa për shtyrjen e aplikimit të normave të reja mbi privatësinë erdhi nga Bashkimi Evropian, me pretendimin se donte t’i rishikonte ato.

Grupi i punës “Neni 29”, këshilltar i Komisionit Evropian, i kishte dërguar një letër themeluesit dhe administratorit të shoqërisë “Mountain View”, Larry Page, për ta vënë në dijeni për procesin e rishikimit të normave dhe për të dhënë një vlerësim mbi to. /koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter