Postimet e fundit :

Qendra e të dhënave Facebook


Qendra e të dhënave me vlerë 210 milionë dollarë të cilën Facebook e ka ndërtuar kohë më parë në Prineville të Oregonit, shpenzon 28 megawatë energji elektrike, dhe kjo u zbulua për herë të parë në një raport për ndikimin e saj në komunitetin lokal. Kështu, gati 30.000 mera katrorë të shpërndara nëpër pajisje serverike shpenzojnë sasi të njëjtë energjie sa rajoni Crook në të cilin gjendet – 30 megawtë.

Por, autoritetet tani për tani nuk janë të brengosura – kur projekti kishte filluar në vitin 2010 ishte planifikuar shpenzimi prej 78 megawatësh, ndërsa menaxheri për zhvillim ekonomik të rajonit pohon që ky rajon posedon me 720 megawaët energji, me 76 megawatë që do të shtohen vitin e ardhshëm (flitet që Apple do të mund të hapte një qendër të njëjtë po në këtë vend). Vlerësohet që shteti Oregon me hapjen e qendrës së të dhënave të Facebook ka fituar rreth 142,7 milionë dollarë aktivitet ekonomik nga i ashtuquajturi efekti spillover – shpenzimi lokal i parave të të punësuarve të Facebook dhe punëtorëve që kanë punuar në ndërtimin e objektit.
/koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter