Postimet e fundit :

Ja se si të instaloni Windows 8 nga USB

image
Kjo temë është bërë një pyetje e njohur, kështu që postimi i këtij artikulli mund të arsyetohet si përpjekje për ndihmim të atyre që duan ta instalojnë sistemin Windows 8 nga USB. Rruga e poshtëtreguar funksionon edhe për Windows 7.
Versionin testues të sistemit Windows 8 mund ta shkarkoni falas edhe falas.

Janë disa hapa të avancuar që përfshihen në këtë ecuri. Gjithashtu, ju do të keni nevojë që ta keni një USB që është 8GB ose më e madhe.

1.  Shkarkoni Windows 8 .ISO nga uebfaqja e Microsoft

2. Bëjani mount skedarit .ISO si një disk... nëse nuk e keni një vegël për ta bërë këtë, mund ta provoni Virtual CloneDrive të SlySoft – është falas!

3. Formatizoni diskun tuaj të USB-së kështu:

-Futeni një USB në kompjuterin tuaj

-Filloni një Command Prompt si administrator (klikoni me të djathtën dhe përzgjedhni Run as administrator) dhe shkruani diskpart dhe pastaj shtypni ENTER

Pastaj shkruani rreshtat e trashur një rresht në secilën herë, duke shtypur ENTER në fund të çdo rreshti pasi që urdhëri të kryhet:

DISKPART> list disk
DISKPART> select disk X

X paraqet numrin për USB-n tuaj që ju e morët nga lista e urdhërit nga hapi i kaluar.

DISKPART> clean
DISKPART> create partition primary
DISKPART> select partition 1
DISKPART> active
DISKPART> format FS=NTFS
DISKPART> assign
DISKPART> exit

Pastaj ju duhet ta bëni të mundshme për t’u ndezur në kompjuter – ta bëni bootable. Hapni një Command Prompt tjetër si administrator dhe shkoni në follderin e imazhit Windows 8 ISO, pastaj shkruani

bootsect /nt60 X

X është shkronja e diskut të USB-së suaj

Nga një Command Prompt shkruani                          

XCOPY X:\*.* Y:\ /E /F /H

X paraqet shkronjën e diskut të USB-së suaj dhe Y është shkronja nga skedari juaj Windows 8 .ISO të cilit i është bërë mount

Ndezni kompjuterin tuaj nga USB-ja. Nëse kompjuteri juaj nuk fillon nga USB-ja, atëherë ju keni nevojë që gërmoni manualin e pllakës tuaj amë dhe t’i ndryshoni aranzhimet e pajisjes.

Dhe e keni kryer punën./pcworldal/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter