Postimet e fundit :

Si të largoni shumë persona nga miqësia në Facebook?

image
Me Timeline-in tashmë të lëshuar, mund të vërehet aktiviteti i shokëve në Facebook, por ndoshta për dikë që ka shumë shokë në Facebook është e pakëndshme dhe e vështirë përcjellja e aktiviteteve të tyre. Ndoshta dikush do të dëshironte që t’i largonte të gjithë ata që nuk i njeh të cilët i ka shtuar kot së koti. A ekziston ndonjë rrugë e lehtë që mund të ndihmojë në kryerjen e kësaj? Përgjigja është po.
Kjo mund të bëhet por duhet të bëhet përpara se të përdoret Timeline. FacebookDeletes është një skript Greasemonkey për Firefox që do t’ua mundësojë fshirjen e shumë shokëve në Facebook me një kuti të thjeshtë. Me skriptin e instaluar, ju duhet që të shkoni tek faqja juaj e miqve ku do të shihni një buton “Facebook Delete Friends”. Tani, ju duhet të kontrolloni kutitë e personave të cilët nuk dëshironi më që t’i keni në listën e miqve në Facebook.

Nëse tashmë e keni instaluar Timeline, nuk duket të jetë një rrugë e qartë për të fshirë të grup të shokëve menjëherë./pcworldal/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter