Postimet e fundit :

Lanson edhe 11 telefona të mençur


Kompania “Sony” planifikon të lansojnë 11 telefona të mençur me sistemin operativ “Android” në periudhën prej prillit deri në muajin shtator të këtij viti, përveç Xperia-S, e cila tashmë është parë në panairin e elektronikës “CES” të mbajtur në Las-Vegas.

Siç njoftuan mediet franceze, këta telefona janë zbuluar pasi që kanë qarkulluar informacionet nga dokumentet e arritur nga India të cilët i publikoi ueb-sajti “GSM Arena”.

Është marrë vesh që për prill janë planifikuar të lansohen këto pajisje: Kumquat, Nypon dhe Pepper, për korrik Tapioca dhe Hayabusa, për gusht Tapioca DS dhe Lotus, ndërsa për shtator Atlas, Mint dhe AFFM. Asnjë informacion teknik për këto pajisje megjithatë deri tani nuk janë bërë të njohura./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter