Postimet e fundit :

Vit aspak i mirë për “Philips”-in


Kompania e njohur “Philips Electronics” deklaroi se përjetoi humbje në pjesën e fundit të vitit të kaluar për shkak të shitjes së dobët në Evropë dhe për vonesën e pajisjeve në sektorët e caktuar.

Neto humbja nga periudha tetor deri në fund të dhjetorit përfshinte 160 milionë euro, në krahasim me fitimin prej 465 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pra në “Philips” rezultatin e këtillë të dobët të shitjes ia mveshin shitjes së dobët në Evropë dhe vonesës së pajisjeve në departamentin mjekësor. Të ardhurat nga shitja janë rritur për 3.3 për qind, në 6.79 miliardë euro.

Biznesi me televizorë i “Philips-it” shënoi humbje në lartësi prej 272 milionë euro, në krahasim me humbjen prej 38 mijë euro në periudhën e njëjtë në vitin 2010. Në tërë vitin e kaluar kjo kompani shënoi humbje prej 1.29 miliardë euro, në krahasim me 1.45 miliardë euro fitim në vitin 2010.

Ishte kjo njëherësh edhe humbja e parë e kësaj kompanie që nga viti 2008. Drejtori ekzekutiv Frans van Houten, i cili tri herë dha njoftimin për humbjet dhe fitimet që kur në prill e kishte marrë detyrën, pohoi se parashikimet për vitin 2012 janë të paqarta për shkak “të paqartësisë së ekonomisë globale dhe asaj individuale në Evropë”./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter