Postimet e fundit :

Nuk e duan Timeline-n


Rrjeti shoqëror “Facebook” këto ditë duhet të dalë në bursë, por para se të fillojë shitja e aksioneve të tij, që pritet të bëhet ndërmjet muajve prill dhe qershor, kjo kompania do t’ua aktivizojë “Timeline-n” të gjithë përdoruesve.

Por, bazuar në atë që po flitet dhe por shkruhet në shumë faqe të internetit dhe forume, numri i madh i përdoruesve janë të kënaqur me pamjen e tashme të profileve dhe nuk e duan “Timeline-n”.

Siguria dhe parametrat e privatësisë

Gjënë e njëjtë e tregoi edhe hulumtimi i zhvilluar me 4 mijë përdorues të rrjetit më të madh shoqëror të cilin e ka zhvilluar kompania e sigurisë “Sophos Security” dhe sipas rezultateve të këtij hulumtimi vetëm 8 për qind e tyre ishin të kënaqur me ndryshimet që i solli “Timeline”.

Edhe 8 për qind të të hulumtuarve thanë që me kohë do të mësohen me pamjen e re të profilit në “Facebook”, ndërsa është interesante se madje 51 për qind e të anketuarve janë të brengosur me atë që është duke e sjell “Timeline”. Natyrisht, kjo brengosje ka të bëjë më së shumti me sigurinë dhe parametrat e privatësisë të cilat kanë të bëjnë me këtë formë të re të shfaqjes së përmbajtjeve në “Facebook”.

Edhe pse në “Facebook” me muaj paralajmërojë se nuk do të ketë probleme të mëdha për përdoruesit dhe se publikut asnjë informacion nuk do t’i jetë në dispozicion pa dijeninë e tyre, dhe se në dispozicion do të jenë vetëm informacionet të cilat edhe para “Timeline-t” kanë qenë në profil dhe të cilat i shihnin të tjerë, por edhe përkundër kësaj mënyra e këtillë e shfaqjes së profilit e ka numrin e madh të kritikuesve.

Riparaqitja e publikimeve të vjetra

Njëri nga problemet është në atë se munden të paraqiten përsëri publikimet të cilat i kanë shkruar shumë kohë më parë dhe për të cilat edhe kanë harruar dhe me paraqitjen e “Timeline-t” ato përsëri do të mund të gjenden në ballinë dhe do të shihen shumë më lehtë. Përdoruesit për këtë e kanë periudhën testuese prej një javë në të cilin mund t’i kontrollojnë të gjitha parametrat e privatësisë dhe do t’i fshehin apo fshijnë publikimet e vjetra kështu që kur “Timelime” të bëhet i dukshëm për të gjithë, në të më nuk do të kenë publikime të padëshiruara nga e kaluara.

Marrë parasysh që shumë kanë paralajmëruar që do ta fikin profilin e tyre në “Facebook” kur “Timeline” do të jetë në dispozicion për të gjithë, do të jetë interesante të shihet a do të bëjnë këtë në të vërtetë. Kandidatë për këtë ka shumë, ndërsa këtë e ka treguar edhe hulumtimi në të cilin për pyetjet për “Facebook” dhe “Timeline” madje 32 për qind e përdoruesve janë përgjigjur që nuk e dinë se pse ende janë duke e përdorur këtë rrjet shoqëror dhe se pikërisht aktivizimi i “Timeline-t” do të jetë rast i mirë për shuarjen dhe fshirjen e profilit të tyre./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter