Postimet e fundit :

Panasonic Eluga i reziston edhe ujit


Panasonic kohë më parë ka paralajmëruar se sërish kthehet në tregun e celularëve, ndërsa modeli i parë Smartphone me të cilin kjo kompani kthehet dhe do të mundohet të marrë një pjesë të tregut, quhet Eluga, model ky që në disa shtete të Evropës do të mund të blihet qysh gjatë muajit të ardhshëm.

Model Eluga ka ekran OLED qHD 4.3 inç me rezolucion 960 x 540 piksel, punon në procesorin me dy bërthamë TI OMAP 4430 me takt pune prej 1GHz, ka 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave si dhe kamerën me rezolucion 8MP.

Kjo kamerë e ka mundësinë edhe të xhirimit të videove në formatin 1080p. Posedon edhe mbështetjen për Wi-Fi dhe Bluetooth.

Nga shumica e pajisjeve të konkurrencës, ky model dallohet për atë që posedon mbështetjen për NFC si dhe është rezistues ndaj ujit.

Gjithashtu, ky telefon i mençur është’ i hollë vetëm 7.8mm dhe peshon 103 gramë. Kur të paraqitet në treg, ky Smartphone do të punoj me sistemin operues Gingerbread Android, ndërsa nga Panasonic kanë paralajmëruar se gjatë pranverës, do të integrohet edhe sistemi operues më i ri Ice Cream Sandwich.

Për momentin nuk dihet ende çmimi i tij, por zakonisht telefonat nga Panasonic, nuk kanë edhe çmim aq të lartë.

Procesori: TI OMAP 4430

Kamera: 8 MP

Memoria: 1GB

Audio: Bluetooth ,Wi-Fi

Rezolucioni: 960 x 540 piksel

/zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter