I ashtuquajturi “tabloja e studentit”, i cili kushton 35 dollarë, në treg është paraqitur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa kompania “Datawind” tani e zhvilloi versionin më të avancuar, atë Aakash i cili kushton rreth 50 dollarë dhe ka aplikacione të shumta dhe ky njëherësh është edhe tabloja më e lirë pa tel për qasje në internet.
Njëri nga themeluesit e kompanisë “Datawind”, Sanit Sing Tuli tha se edhe kompanitë tjera ofrojnë pajisje pa tel për qasje në internet, sikur që janë “Apple”, “Samsung”... por këto firma sipas tij nuk janë konkurrent pasi ato janë të dedikuar për lloje të tjera të përdoruesve.
“Kjo në tërësi është hapësirë tjerë. Njerëzit me të ardhura më të ulëta në vendet e pazhvilluara dëshirojnë të arrijnë te pajisja e parë e këtillë, dhe tani ne ua ofrojmë këtë”, tha Tuli.
Ekspertët e caktuar të fushës së teknologjisë pohojnë se te tabloja Aakash ekrani është shumë i errët, ngadalë përgjigjet në komanda, e ka numrin e kufizuar të aplikacioneve dhe shumë pak i zgjatë bateria./zeri/kekompjuter/
Post a Comment