Postimet e fundit :

Pirateria në internet nuk e zvogëlon profitin e studiove të Hollywoodit

Hulumtuesit nga Universiteti i Missourit dhe kolegjit “Wellesley” kanë kryer një studim në të cilin kanë zbuluar që studiot filmike në SHBA, të cilat më së shumti angazhohen për ligjet drakonike antipirate si SOPA e suspenduar tani për tani, në të vërtetë nuk pësojnë humbje për shkak të këmbimit të filmave të tyre përmes BitTorrentëve.

Konkretisht, prejse ka filluar të përdoret ky protokoll, fitimi i filmave në SHBA nuk ka pësuar ulje. Në anën tjetër, fitimi në botë është për 7 për qind më i vogël se që ka qenë pa piratizimin e tyre – por, hulumtuesit Brett Danaher dhe Joel Waldfogel, të cilët janë autorët e studimit, pohojnë që arsye apo shkaktar për këtë janë vonesat e premierave botësore pas atyre në SHBA. Sipas tyre, krejt çka nevojitet për zvogëlimin drastik ose eliminimin e humbjeve edhe përkundër piraterisë është që premiera e filmave të bëhet në të njëjtën kohë në tërë botën.

Arsye për këtë është fakti që shikuesit kanë më shumë qejf ta shohin filmin në kinema, sesa në version të piratizuar, posaçërisht kur bëhet fjalë për zhanrin i cili përfshin shumë efekte speciale (p.sh. fantastika shkencore).

Këtë studim me emrin “Efekti i piraterisë së filmave online në fitimin e tyre global” mund ta gjeni si PDF fajll në adresën http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1986299
/koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter