Postimet e fundit :

Rrjetet shoqërore më të rrezikshme se cigaret!


Rrjetet më të njohura shoqërore tani paraqesin kërcënim për shëndetin e të gjithë shfrytëzuesve.

Shkencëtarët kanë arritur deri tek të dhëna shokuese. Rrjetet  shoqërore më të popullarizuara shkaktojnë tek shfrytëzuesit varësi më të madhe se cigaret apo alkooli.

Rezistimi ndaj dëshirës apo tundimit për të shikuar faqen e rrjetit shoqëror, për të qenë në rrjedha me të rejat, është më vështirë se rezistimi ndaj dëshirës për të ndezur një cigare apo për të pirë një gotë alkool.

Shkencëtarët kanë testuar 250 njerëz. Kanë zbuluar që gjatë ditës dëshira më e madhe është për seks dhe gjumë, ndërsa gjërave që më së vështiri u rezistohet janë rrjetet shoqërore.

Për dallim nga alkooli apo cigaret, rezistimi ndaj rrjeteve shoqërore ishte shumë më i vështirë. A do të thotë kjo që shumë shpejt do të ketë trajtime për luftë kundër varësisë së rrjeteve shoqërore.

Asnjë varësi nuk është e shëndetshme, pra as varësia nga rrjetet shoqërore. Për të konstatuar se a ka vend për frikë, mësoni se cilat shenja çojnë drejt varësisë nga rrjetet shoqërore:

- Gjëja e parë që bëni në mëngjes është kontrollimi i rrjeteve shoqërore;

- Nuk ndiheni rehat në pushime nëse nuk keni qasje në rrjetet shoqërore;

- Me njerëz shumë më shpesh komunikoni përmes rrjeteve shoqërore se sa sy më sy;

- Në zyrë e ktheni monitorin që kolegët të mos shohin se sa kohë kaloni duke kontrolluar rrjetet shoqërore;

- Ndiheni të rëndësishëm dhe të popullarizuar kur dikush ju “tagon” në fotografi;

- Për ju “poke” (pickimi, shpimi) është formë e pranueshme e ngacmimit;

- Në rrjet keni miq që nuk i keni njohur kurrë në jetën reale;

- Sapo ta njoftoni dikë në jetën reale, i dërgoni kërkesë për miqësi përmes rrjetit shoqëror;

- Zgjoheni në mes të natës për të kontrolluar të rejat në rrjetin shoqëror;

- Rrjetet shoqërore kanë ndikim të madh në vetëbesimin dhe vetërespektin tuaj.  /koha/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter