Postimet e fundit :

Pritje të mëdha për tregun e tablove dhe Smartphone-ve


Kompania Transparency Market Research ka botuar parashikimet e veta për tregun e telefonave të mençur dhe kompjuterëve tablo për periudhën deri në vitin 2015. Sipas rezultateve të këtyre hulumtimeve, shitja globale e kompjuterëve tablo deri në vitin 2015 pritet të rritet për 38 për qind çdo vit, ku nga 67 milionë sa janë shitur vitin e kaluar, deri më 215, kjo shifër do të arrijë në 250 milionë.

Gjatë tri viteve të ardhshme, edhe më tutje pritet të dominojë Apple me iPad-in e vet, i cili gjatë vitit 2011, ka shënuar rritje për 275 për qind në krahasim me një vit më parë.

Sa i përket telefonave të mençur, sipas këtyre parashikimeve, pritet që deri më 2015, shitja të arrijë në 1.05 miliardë copë, nga të cilat vetëm tregu aziatik do të marrë 40 për qind. Përndryshe, gjatë vitit 2011, janë shitur 468.9 milionë telefona të mençur, çka është një ngritje për 66 për qind në krahasim me vitin paraprak./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter