Logitech ka prezantuar miun (mouse) pa tel Logitech Touch Mouse M600, i cili ka sipërfaqe të ndjeshme të ndjeshme në prekje, në të cilën është mundësuar navigacioni intuitiv me gishta. Me prekje me gishta në cilëndo sipërfaqe të miut M600, mundeni pa pengesë të surboni nëpër ueb-faqe apo të shfletoni faqet me pëmbajtje.
Miu ka skaje të lëmuara, ka dizajn modern dhe ofron rehati kudo që punoni apo derisa silleni me laptopin tuaj. Falë teknologjisë së Logitech-it, Flow Scroll, është mundësuar manovrimi elegant me tërheqjen e gishtave nëpër sipërfaqen e miut, njëjtë sikur në telefonat tuaj me ekran të ndjeshëm në prekje.
Me lëvizjen e gishtave nëpër një sipërfaqe të tillë, do të përjetoni shfletimin e lehtë, të vazhdueshëm dhe të lirë të ueb-faqeve që i kërkoni. Miu ka dizajn të thjeshtë dhe shkëlqyeshëm kryen funksionet që i përsërisni shpesh – tregimin, klikimin dhe Scroll-im. Me ndihmën e softuerit Logitech SetPoint, mund të përshtatni opsionet e punës varësisht nga ajo nëse punoni me dorë të majtë apo të djathtë.
Përveç] kësaj, miu M600 përfshinë edhe marrësin e vogël Unifying, me të cilin mund të lidheni deri në 6 minj kompakt dhe tastierë dhe atë të gjithë në një port të vetëm USB. Logitech Touch M600 është shpërblyer në panairin e elektronikës ‘CES 2012’ për dizajn të shkëlqyeshëm./zeri/kekompjuter/
Post a Comment