Rrahjet e zemrës së njeriut kurrë nuk përsëriten dhe ritmi i tyre është i veçantë për secilin person. Shkencëtarët tajvanezë kanë gjetur mënyrën që rrahjet e zemrës t’i shndërrojnë në formula matematikore dhe t’i shfrytëzojnë si fjalëkalime.
“Pasi që EKG sinjalet dallojnë te personat, mund të shfrytëzohen si element i ri i identifikimit biometrik”, pohojnë shkencëtarët nga universiteti “Chung Hsing”.
Udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve Chun-Liang Lin e shfrytëzoi EKG leximet nga shuplakat e të hulumtuarve që të konfirmohet forma unike e rrahjeve të zemrës së tyre.
Është konfirmuar që forma është e tillë që mund të shfrytëzohet si fjalëkalim i sigurt për sisteme dhe pajisje të ndryshme.
Sistemet e gjertanishme biometrike që për identifikim shfrytëzojnë shenjat e gishtërinjve, për shembull, në disa raste është e mundshme “të mashtrohen” me ndihmën e fotografisë.
Sistemi i Lin-it regjistron EKG-të nga dy shuplakat e shfrytëzuesit, “çelësi” i cili fitohet në bazë të kësaj matje ruhet, dhe pastaj shfrytëzohet në vend të fjalëkalimit.
Ideja e tij është që ky sistem të integrohet në hard disqet eksterne dhe pajisje tjera në të cilat pastaj do të mund të qaset thjeshtë me prekje, dhe kjo ide mund të bëhet shumë shpejt realitet pikërisht për shkak të thjeshtësisë së saj, pohojnë mediet e huaja./zeri/kekompjuter/
Post a Comment