Postimet e fundit :

Shtyhet dalja në treg e Galaxy S3


Samsung Galaxy S2 për shumicën është telefoni i mençur më i mirë për vitin 2011, ndërsa pasardhësi i tij, modeli S3, është njëri nga modelet më të shumëpritur këtë vit dhe tashmë disa herë është përmendur se kjo pajisje mund të jetë ylli kryesor i panairit të sivjetmë të elektronikës ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, që mbahet në fund të shkurtit.

Mirëpo, nëse u besohet informatave që janë përhapur në internet, duket se Samsung nuk do ta prezantojë Galaxy S3 në këtë panair. Në të vërtetë, kësaj kompanie nuk i konvenon dallimi i madh mes kohës së prezantimit të këtij telefoni në këtë panair dhe kohës kur ai do të duhej të paraqitej në treg, posaçërisht në tregun amerikan, i cili është tejet i rëndësishëm për Samsung.

Në vend të muajit shkurt, Samsung modelin Galaxy S3 mund ta prezantojë gjatë verës, në mënyrë që të jetë në të njëjtën kohë në treg edhe me modelin e ri të Apple-s, iPhone 5./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter