Postimet e fundit :

Amazon Kindle Fire më i shitur se Samsung Galaxy Tab

Kompania ‘Flury Analytics’ ka botuar të dhëna interesante, sipas të cilave tabloja e Amazon-it, Kindle Fire ka filluar ta shkatërrojë konkurrencën, duke përfshirë edhe tablonë e cila deri më tani ka qenë më e shitura, atë Samsung Galaxy Tab. Duket se përdoruesit Kindle Fire janë më aktivët.
Sipas shumicës së analistëve, arsyeja kryesore e këtij suksesi të Kindle Fire, është çmimi tejet i arsyeshëm prej vetëm 199 dollarë. Përparësia tjetër e madhe me siguri se është edhe link-u direkt i Kindle Fire me ueb-shop-in e Amazon-it. Përndryshe është interesant suksesi i kësaj tabloje, e cila nuk ka as kamerë, as GPS, as 3G dhe as mundësi tjera të cilat i kanë tablotë standarde Android. Mirëpo, blerësit janë ata që vendosin./zeri/kekompjuter/
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter