Postimet e fundit :

Studenti Përfundon Në Burg Për Shkak Të Hakimit Të Facebookut!


Britaniku sipas pohimeve dëshironte të ndihmonte Facebokoun në përmirësimin e sigurisë, por në të vërtetë shkaktoi panik të vërtetë në këtë kompani.
Glenn Mangham, studenti 26-vjeçar nga Britania e Madhe tetë muajt e ardhshëm do ti kaloj në burg për shkak të – hakimit të Facebookut!
Ai në muajin prill të vitit të kaluar hakoi llogarinë e një të punësuarit në Facebook, dhe duke përdorur të dhënat e tija, vodhi kodin sekret i cili Facebookut “ia jap sigurinë që e ka”, shkruan Daily Mail.
Kur në këtë kompani zbuluan se për çfarë bëhet fjalë u shkaktua një panik i vërtetë për shkak se me përdorimin e atij kodi Mangham kishte mundësi “të rrëzonte tërë Facebookun”, e sipas pohimeve paniku e kapi edhe FBI-në në të cilin mendonin se bëhej fjalë edhe për një spiunim tjetër industrial, por në vend të kriminelëve ndërkombëtarë në qershor të vitit të kaluar ata arrestuan një student “të zakonshëm”.




Mangham në gjykatë tha se qëllimi i tij nuk ishte i keq, por se vetëm dëshironte të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Facebookut – diçka ngjashëm kishte bërë edhe më herët kur i pati tërhequr vërejtjen Yahoosë për disa lëshime në sistemin e tyre, iu kishte ndihmuar atyre që të riparojnë këto lëshime e madje edhe ishte shpërblyer për punën e tij.
Avokati i tij tha se Mangham është një njeri i mirë i cili asnjëherë nuk ka pasur kurrfarë problemi dhe se ai tregon disa shenja të sëmundjes së aspergut (në Wikipedia shkruan se “kjo është një nga çrregullimet nga spektri austik që karakterizohet me vështirësi në bashkëveprimin shoqëror), e me veprimin e tij ai dëshironte ti linte mbresë babait të tij për shkathtësitë e tija kompjuterike.
Gjykatësi tha se beson që Mangham nuk ia ka kaluar askujt informacionet deri tek të cilat ka ardhur dhe se me ato nuk synonte të fitonte para, por ia tërhoqi vërejtjen se ky nuk ishte vetëm “një eksperiment i çamarrok” për shkak se ai ishte futur në zemrën e sistemit të një kompanie të madhe ndërkombëtare.
Gjithashtu ai shtoi se ishte kokëfortë në aksionet e veta dhe se kishte rrezikuar reputacionin e të punësuarit të pafajshëm të Facebookut, ndërsa pohimin se Mangham dëshironte të lajmëronte këtë kompani për lëshimin e quajti “arsyetim të vonuar”.
Nga Facebook kanë lavdëruar të gjitha orvatjet e policisë dhe prokurorisë në zgjidhjen e këtij rasti dhe tërhoqën vërejtjen se nuk janë të rrezikuar të dhënat personale të shfrytëzuesve të këtij rrjeti shoqëror.Botashqip\kekompjuter
Share this article :

Post a Comment

 
Support : Ke kompjuter channel | Ke kompjuter Twitter
Copyright © 2013. - All Rights Reserved
Published by Kekompjuter