Sipas disa informatave , telefonat e mençur HTC, së shpejti do të marrin certifikatën PlayStation, që nënkupton se në ta do të mund të luhen videolojërat PlayStation One. Mediet raportojnë se HTC dhe Sony këtë informatë pritet ta konfirmojnë së shpejti, me siguri në fund të këtij muaji në ‘Mobile World Congress’.
Deri më tani është prezantuar vetëm një telefon që e ka një certifikatë të tillë, e ky është Sony Ericsson Xperia Play, i cili prapë nuk i ka përmbushur pritjet e adhuruesve të videolojërave të cilët me vite e presin PlayStation Phone.
Në HTC shpresojnë se modelet e reja të telefonave të mençur që do t’i prezantojnë së shpejti, së bashku me certifikatën PlayStation, sërish do të ndikojnë në shitjen më të mirë të telefonave të tyre të mençur. Kjo kompani gjatë viteve të fundit ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme të shitjes dhe ato financiare, falë pajisjeve kualitative./zeri/kekompjuter/
Post a Comment