Kompania e mirënjohur, “Toshiba” e prezantoi së fundi 3D laptop Satellite P855 për përdorimin e të cilin nuk do të jenë të nevojshme syzet speciale. Pajisja 3D laptop Satelit P855 e ka ekranin prej 15.6 inç, procesorin e “Intel-it” dhe kartelën grafike Nvidia 630 GT.
Në këtë laptop gjenden edhe zmadhueset e zërit “Harrman Kardon”, ndërsa shtëpiza e tij është e mbuluar me alumin. Lenta e përsosur dhe 3D ueb-kamera i përcjellin lëvizjet e syrit të përdoruesit dhe e rregullojnë fotografinë në ekran në varësi nga ajo se ku shikon përdoruesi.
Kjo kompani e prezantoi për herë të parë teknologjinë e këtillë në vitin 2011 në laptopin Qosmio F750 3D. Çmimi i 3D laptop Satellite P855 pajisjes do të sillet rreth 599 euro. Se kur do të arrijë kjo pajisje në Evropë dhe në vendin tonë ende nuk bërë e ditur./zeri/kekompjuter/
Post a Comment