Numri gjithnjë e më i madh i përdoruesve të “Facebook-ut” në profilet e tyre qasen nëpërmjet telefonave celularë. Në dhjetor të vitit 2011, “Facebook-un” në këtë mënyrë e kanë shfrytëzuar 432 milionë njerëz!
Kështu është shënuar rritje për madje 76 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Analistët thonë që arsyeja për këtë fshihet në aplikacionin për iPad, por edhe në departamentin e kompanisë “Snaptu” falë të cilit ky shërbim është dispozicion në më shumë se 2.500 modele të telefonave celularë dhe pajisje tjera.
Po ashtu, nga gjithsejtë 432 milionë përdorues, rreth 13 për qind e tyre “Facebook-un” kurrë nuk e shfrytëzon nga kompjuteri./zeri/kekompjuter/
Post a Comment