Nëse mund t’i besohet statistikës që posedon faqja Twopcharts, numri i shfrytëzuesve të regjistruar të Twitter ka tejkaluar 500 milionë.
Të dhëna zyrtare tani për tani nuk ka, por është interesant të shihet edhe se sa shfrytëzues janë aktivë nga numri i përgjithshëm i atyre të regjistruar. Siç thonë në T[opcharts, vetëm Twitter mund ta publikojë këtë të dhënë pasi që vetëm kjo kompani e di se sa shpesh logohen shfrytëzuesit në sistem. Analistët besojnë që prej çdo 100.000 accounteve të reja që hapen në Twitter realisht shfrytëzohen vetëm 20 deri 25 për qind e tyre. Tutje, prej këtij grupi vetëm 10 për qind publikon përmbajtje, ndërsa të tjerët – fshihen. Pra i bie që aktivë të jenë rreth 100 milionë accounte.
Sa për krahasim, Facebook ka 850 milionë shfrytëzues të regjistruar. Sipas parashikimeve, Twitter deri në qershor do të arrijë rreth 600 milionë. /koha/kekompjuter/
Post a Comment