Duke ulur në të njëjtën kohë çmimet e procesorëve Phenom II për deri 15 për qind, AMD ka prezantuar dy procesorë të rinj FX nga segmenti i sipërm të cilët për herë të parë ofrojnë frekuencë fabrike prej më shumë se 4 GHz. FX-6200 është model gjashtëbërthamësh me frekuencë 3,8 GHz (4,1 GHz Turbo), ndërsa FX-4170 është 4-bërthamësh me 4,2 GHz (4,3 GHz Turbo). Të dy janë punuar me proces prodhues 32-nanometërsh, kanë TDP prej 125 W dhe 8 MB L3 cache, kurse kushtojnë 160 dhe 120 euro. Freskimi i çmimeve ka kapur edhe dy FX procesorë të fuqishëm, FX-8120 dhe FX-6100, të cilët tani kushtojnë 185 dhe 145 dollarë./koha/kekompjuter/
Post a Comment