Sikur edhe çdo vit, edhe sivjet filluan spekulimet rreth asaj se si do të duket iPhone i ri. Shumë kompani në sajtet e tyre kanë prezantuar konceptet siç e shohin ata dhe si do të mund të duket telefoni i ri i kompanisë “Apple”, ndërsa i fundit nga këta është disenjatori, Federico Ciccarese.
Disenjatori italian vendosi që të mbledh të gjitha informacionet dhe spekulimet për telefonin e ri të “Apple-s” dhe në bazë të tyre të krijojë “dizajnin” e ri të gjeneratës së ardhme të iPhone-t.
Natyrisht, kjo nuk ka asnjë lidhje me dizajnin e ardhëm, pasi që “Apple” gjithmonë fsheh informacionet për produktet e tij të sikur “gjarpri këmbët”. Sipas disa pohimeve, telefoni i ri do të prezantohet në fund të vitit, derisa iPad i gjeneratës së tretë do të jetë në treg që nga ky muaj./zeri/kekompjuter/
Post a Comment