Kompania e mirënjohur “EA sports” ditë më parë e organizoi testimin e lojës së re “SSX”, e cila në shitje do të paraqitet këto ditë. Kjo përndryshe është vazhdimi i lojës shumë të popullarizuar me “snowboard”, asaj “SSX”.
Në vazhdimin e ri të lojës, lojtarët kanë kodra plotësisht të reja si dhe shtigje të cilat në mënyrë realiste janë treguar me ndihmën e satelitëve të “NASA-s”. Në dispozicion janë nëntë zinxhirë të njohur malorë në të cilat gjenden numri i madh i shtigjeve.
Lojtari mund të zgjedhë në cilat gara do të marrë pjesë, ndërsa këto janë të ndara në tri kategori: “Race”, “Trick” dhe “Survive”. Loja do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat dhe do të gjendet në shitje nga 2 marsi./zeri/kekompjuter/
Post a Comment